Na ikne grate ne feste
Na iknë gratë në festë
mjerë, mjerë, ne të zestë
shtëpine, pa fshir’ na i lanë
kapic’ pjatash,mbi lavamanë.
Nisen, qeshur grupe- grupe
një shall fallco, përmbi supe
kullundrisur, gratë tona,
kush me fund ,kush pantollona.
Secila, mburr plaçkat e veta
e shikohen, mos kan’ të meta
edhe qeshin, sa shkulin brinjët
kur ndonjëra,s’ka lyer thinjët.
Ca të reja, e ca plaka
ca me çizma, ca ,këpuc’ me taka
ca hundëvarura, nga inati
kan’ një javë, s’bëhen dot gati
mbushur duart ,byzelikë
lyer sy, lyer qerpikë.
Ca të holla, ca kollomaqe
shkuar pudër, nëpër faqe
ngjyer buzët ,anë më anë
sa nuk njihen, cilat janë
hajde gjeje, kush ësht’ tëndja
pika gra, ju lojti mëndja.
E qefi, u bëhet mal
kur kapardisen në lokal
kryetare, më të vjetrën
e llomotitin me njëra-tjetrën.
Ngrihen nuse, e ngrihen gjyshe
lozin dancë, dyshe-dyshe
lozin, gjer u thyen takat
mbeten zbathur, dëpër pllakat.
Pa le, kur e marrin vallen
gjysma lozin, gjysma tallen
tunden plakat, si beqare
baaa kur roitnë fare.
Po ne burrave, moj, ku na latë
qënka fati, veç për gratë
ku të vemë, ne të zestë
si s’u ndodh, për ne, një feste.
Asnje festë,asnje pushim
kësaj i thonë,diskriminim
ndaj ,do mbyllemi, në kafene
bam raki ,e bam meze
a ndonje birë, më të thatë
gjer, të na kthehen gratë
Hajde pimë, gjer ndaj të gdhirë
se na lan’ gratë, si fakirë
çfar’ të bëjmë, dhe ne të zestë
veç për ne, s’u gjend një festë,