Category Archives: Poezi Shqip
Burre e grua
Shume bukur kjo që shkruan
Burrë e grua mish e thua..
Dhe gjahtari kur një qen do mbars,
I zgjedh racën mos këlyshët lindin të marrë.
Poet, sarkazëm të hollë e ke përdorë,
Por zgjedhjen e bashkeshortes e ke vet në dorë.
Një fjalë e urtë shkodrane thotë, poet,
Pëlhurës shihi anën e vajzës nanën.
Nënat që për ju emigruan në botën tërë,
Ndoshta nesër racat lëmsh do jenë bërë,
Vështirë të gjykoni pastaj për fëmijtë e lindur,
Shqiptarë nuk do jenë as fëmijë, as të rritur!
Mësuesin tim
Mësuesin tim
Unë shumë e dua,
Pas prindërve të mi,
Më e shtrejnta për mua.
Për gjëra të bukura,
Gjithmonë na mëson,
Kur i kryejmë detyrat,
Na përkëdhel dhe ledhaton.
Mesuesin tim
Kurrë s’do ta harroj,
Ndër vjersha dhe tregime,
Unë do ta kujtoj.
Enderr parajse
Mbrëmë gjatë një shiu
të zgjatur netëve me radhë,
pashë një ëndërr të kundërt
me këqësimin e motit.
Sikur agoi papritur
një mëngjes parajse i bardhë
dhe u zgjova gazmor
te mrekullia hyjnore e zotit…
Luga ime legjendare
Qëkur ngjita moshën për armë,
deri tani vonë, kur jetës i zbres,
isha dhe mbeta përjetësisht ushtar,
me lugën time legjendare në brez.
Luftëtar garde i Batos së lashtë,
pas çdo beteje të fituar me gjak,
lugën e uritur kruaja në trastë,
por nuk u ngjesha kurrë në bark.
Roje i Pirros burrëror të Epirit,
përpara goditjes në kokë me tullë,
lugën e futja në torbën prej liri,
një herë në ditë te gaveta me qull.
Pa fjale
Mbetem pa fjalë,
kur zhytem në mendime të thella,
e vështrimet nguliten diku,
kur sytë shohin realitetin
imagjinojnë diçka tjetër
e shikojnë përtej largësive!
Po, mbetem pa fjalë,
kur ndryshe flet zëri i brendësisë,
se imagjinata mbetet imagjinatë
e realiteti ky që është,
realitet që më bën të flas.
Lamtumire
Mbeti e vetme, pa nënë,
Dashurinë e saj nuk e shijoi,
As këngët e djepit nuk i dëgjoi,
As më të bukurat melodi,
Që dalin nga goja e një mëme
Me të cilat rritet një fëmijë.
Pranë djepit nuk ndodhej,
Ajo që i dha dritën, ajo që i fali jetën,
Të cilës, pa fjalë, i mungonte,
Dashuria e ngrohtë e një mëme
Që në shqetësime ta qetësonte.
