Lamtumire
Mbeti e vetme, pa nënë,
Dashurinë e saj nuk e shijoi,
As këngët e djepit nuk i dëgjoi,
As më të bukurat melodi,
Që dalin nga goja e një mëme
Me të cilat rritet një fëmijë.
Pranë djepit nuk ndodhej,
Ajo që i dha dritën, ajo që i fali jetën,
Të cilës, pa fjalë, i mungonte,
Dashuria e ngrohtë e një mëme
Që në shqetësime ta qetësonte.
I mungonin përkëdheljet
Se mëma e saj e la,
Dhjetë ditëshe foshnjën e bekuar,
Dhe më të mos e takojë
të mos e shikojë e as ledhatojë.
Po kur të rritet pak,
Kur nënën do ta kërkojë,
Të vërtetën vogëlushes
kush ka guxim t’ia tregojë?
Kush mund t’i thotë se mëma e saj
Tani ndodhet në parajsë!
Kush do të ketë guxim
T’i tregojë të vërtetën,
Lotët kush t’ia ndalojë,
Buzëqeshjen t’ia rikthejë?
Dashurinë e ngrohtë të nënës
Me ç’ka t’ia zëvendësojë?
Zbrazëtira e nënës
Gjithmonë do ta mundojë.
Por kur t’I dëgjojë fëmijët duke thirrur nënë!
Po kjo vogëlushe mëmë kujt do t’i thotë?
Mëm e saj i fali jetë,por s’arriti ta rritë,
S’arriti t’i këndojë, as ta ledhatojë,
S’arriti ta puthë, as ta këshillojë.
E la jetime në mëshirë të fatit,
Vetëm disa fjalë të fundit ia tha të atit:
Për vogëlushen të kujdesesh
S’ikut t’isha vetë,
Mos lejo të vuajë
Për asgjë në jetë.
Unë vërtetë po iki,
Por nga qielli do ta shikoj,
Do të jem engjëll i saj
gjithmonë do ta mbroj!