Category Archives: Poezi Dashurie
Ledhatim
Ne çast,pergjumur floket shpupurita,
kur duart me mbeten diku,
Çudi dy lule kishin fjetur,
nje nate mes flokeve te mi,
Se di nese era mi solli apo ti?!
Fijezat e flokeve valeviten nga era,
dhe mberijne njera tjetren,
Buzeqeshjen time si perhera
copetohet duke u thyer ne fjalen“te dua”,
ne breg të buzeve te tua…!!!
Shiu im
Këto rrugë mbetën të shkreta,
S’ka më shikime,sy më sy!
Në këtë muaj vetmin e gjeta
Duke u endur nëpër shi.
Jo,nuk je më aty,si atëherë
Duke pritur poetin tënd.
E cmendur më duket kjo verë
Me melodi shiu në cdo kënd.
Nëse ndonjë moment e ke harruar
Takimin tonë,puthjen tonë,shiun tonë,
Jam i sigurtë,sot ke për t’i kujtuar
Kur t’i heqësh burrit këmishën e njomë.
Atëherë shiun do ta përfytyrosh
Duke rënë lehtë mbi flokët e mi,
Aq shumë atë do e xhelozosh,
Sa do i luteshe zotit të ishe shi
Se te desha marrezisht
Se të desha marrëzisht
Se të putha vjedhurisht
Se më pe kaq ëmbëlsisht
Se të preka dhembshurisht.
Seç t’u drodhën faqe, buzë
M’u bë zemra zjarr e furrë
Seç t’u fsheh fjala në gojë
Si princeshë me kurorë
Se u bëra mbret vërtet
Seç u bëre mbretëreshë
O,ç’m’u zgjuan pengje vitesh
Unë fol e ti s’përgjigjesh
Kthehu kohe
Kthehu kohë edhe një herë,t’lutëm eja!!!
Kurrë mos ik!
Bashkë si atëherë,
pranë saj ngrohtësi ndjeja.
Sot kam frikë!
Mëngjesi pa ty nuk është më i njejtë,
Krejt i shkret!
Për ty ndoshta është shumë lehtë,
Tjetër ke gjet!
Prej dashuris madhe kam xhelozuar.
Ne u ndamë!
Jetët tona shpejt kanë ndryshuar,
Kurrë nuk u pamë.
Iki
Iki ….
Fluturoj …
S’ka rendesi ku shkoj,
rreshkas i shndrruar ne fllad,
behem Natyre papritmas ne nje cast,
pa u ndalur se qenuri Njeri,
por jam Njeri ne fillesat e tij …
…. Lahem me uje lumi e floket mi kreh era,
nuk kam turp e nuk fshihem ne ferra,
fluturoj !…
… Ku shkoj ?…
… As vete nuk e di,
ku te me coj mendja, pranoj gjithsesi,
rreshkas me flladet, nder qiej rreshkas,
behem Njeri Ere e brenda pyjeve uleras,
perplasem dhe thyhem, duke thyer nje dege,
drejt tokes leshohem si nje pike vese,
si nje pike loti nga qielli gri,
mbi nje fare te vogel qe dergjet ne vetmi …
Buzet e mija
uzet e mija jane thar
Si dikur…
Per dashurin e par
Buzet e mija jane zhuritur
Si dikur…
Dashurin e par duke pritur
Buzet e mija jane tretur
Si dikur…
Dashurin e par per te gjetur
Buzet e mija jan pa fat
Kot i krijoi perendia…
Kot mi beri dhurat
Buzet e mija….
Sikur si kisha kurr
Aher kur isha i ri…
Dhe tani qe jam burr.