Category Archives: Poezi Dashurie
Ti nuk ishe vizatim
Në këtë varg, dua të ruaj qetësine.
Të mbaj me duar brinjët, pa mu thyer mirë.
Të mësohem me idenë e largimit tënd,
që jap e mar e mbetur pa frymë.
Në qe thënë te mos ishim për fare,
s’do të thotë të të shuaj unë ty.
Ti nuk ishe vizatim me tebeshir ,mbi dërrasë,
që në fund të ores, duhet fshirë.
Bie shi
Po bie shi.,
Shi, i urdhëruar nga Ty
E unë…
Lagem në fytyrë,
Në buzë…
Në sy…
Jo, jo mos t’iu vi keq,
Mos më mbroni me duar,
Mos huazoni për mua çadër,
Mos më mbani me hatër…
Ah sikur… si unë
Të ndjeheshe dhe ti,
I lagur qull,
Gjer’ në palcë
Pika- pika … shi.
Për ndryshe,
Shiu yt, s’është shi,
Është thjeshtë ujë,
Ujë që lag’ një statujë
Per shkak
Ti ishe aty ,tranzit,
ishe aty ne prapaxham.
Avionet tane po niseshin,
per pak ,fare per pak.
Ne vetem sa u pame
dhe mbetem ca kohe ashtu.
As ti vije tek une
dhe une asnje hap me shume.
Tani…vec ca kujtime,
ashtu kot ,vetem per ate cast.
Nuk di pse gjumi prishet,
ashtu kot ,krejte pa shkak.
Me shuaj mallin
-Mbeshtetem ne kraharorin tend,
dhe lerme rrahjet e zemres ti degjoj
te ndjej frymemarrjen tende
dhe kohen bej te ndaloj…
-Perqafome e shterngome fort,
aromen tende dua te ndjej,
te kuptoj se te kam prane,
dhe veten nuk po e genjej…
-Dua te te shoh ne sy,
deri kur mallin ta shuaj,
nuk gjej dot fjale ti them,
larg teje sa shume vuaj..
.-E nese syte e mi me mbyllen,
te lutem prane meje qendro,
qe te besoj se nuk ishte enderr,
tjetren dite me puthjen tende me zgjo.
Te therras
Therritur te kam nder nete me rradhe,
ne nete me yje, e te zeza pa to,
kerkuar te kam ne te detit vale,
ne driten e henes, nder fllade, ngado ….
Deshiruar te kam nder nete vetmie,
e ne po ato nete enderruar te kam,
pergjeruar te jam ne kete nate plot yje,
nje yll te behesh e te me vish prane …
Apokalipsi
Do doja të kisha prap atë dhimbje,
të kisha prap atë mall,
po endem në këtë shkretëtir heshtje,
porsi kalorsët tempullar.
Në vetmin time rinisën shirat,
dhe gjethet ëndrrat i mbuluan,
në mallin ku zbehur qëndrojnë dritat,
ngjason si një kështjell e harruar.
Do doja të kisha prap atë dhimbje,
dhe emri yt t’më grishte fort,
brenda detit tim të lundroje,
si një herë e një kohë.
Po zbehet qielli i vetmis time,
dhe ëndrrat janë me gjethe plot,
tani porsi në apokalipse,
kështjella mallit ra përtok.