Botë e shtirur
Botë e shtirur, sens i rremë,
Jetë me fjalë e iluzione,
Hapat hedhur në dilemë,
Një makabër monotone!
I gëzohesh asaj jete,
Asaj të paktës bukuri,
Flet me njerëz, flet me vete,
Flet me qenin në shtëpi.
Ecën vetëm i menduar,
Turma njerzish pa mbarim,
Pluhur i verdhë të ka mbuluar,
Plotë viroza pa shërim.
Hesht në shi e hesht në breshër,
Mbushet zemra me barut,
Nga kolltuku merr shenjestër,
Drejt ekranit me hajdutë.
Iku dimri erdh’ behari,
Erdhi dielli plot me shpresë,
Ti hap krahët të të marri,
Pluhuri i verdhë atë e vdes!
E kështu rend ti me kohën,
Flet’ me rrudhat në pasqyrë,
Shikon hallet që veç shtohen,
Në një botë që s’ka fytyrë!