Tag Archives: poezi te zgjedhura
Mendja ime
Mbrenda kafkës time jeton porsi në çeli,
Ndihesh e nervozuar, je mbushur plot mëri,
Ke të drejtë të stresohesh e të tensionohesh,
Vetëm se e dashur, mos më ndjej mërzi.
Pa çka mendimi yt i bukur dhe i tjerrur mirë
Hudhet në kosh pa vlerë ngase ata ndryshe mendojnë,
Bëje ishullin e ëndrrave brenda kokës time,
Mbase kot lodhesh kur nuk të kuptojnë.
Me fjalë të tjera si të të sqarohem në varg,
Mendjet janë si sytë e bota ka sy të bukur,
Miliona njerëz ecin, në fushën me lule,
Vetëm ca sy shohin mbi petal një flutur.
Poezi nga: N.i.S
Jam zog i lirë
Linda,
Kur më lejuat Ju,
U ushqeva,
me çka pështytë Ju,
Qesha,
Sepse duhet t’ju argëtoja Ju,
Qava,
ngaqë ishit të trishtuar Ju,
Dashurova.
atë që dhunuat Ju,
Por,
s’kam ndërmend të vdes, kur të vdisni Ju!
Mjaft,
Jam zog i lirë!
Poezia e shkruar nga: Sokoll Olldashi
Dallëndyshja
Gjithçka filloi si një lojë
Nuk kish sesi t’mbaronte ndryshe,
Në kafaz sa mund të rrojë
Një krenare dallëndyshe?!
E rrethuar nga pasioni
Që të mbyste çdo dëshirë,
Fluturove nga ballkoni
Hape krahët e tu të lirë!
Botë e shtirur
Botë e shtirur, sens i rremë,
Jetë me fjalë e iluzione,
Hapat hedhur në dilemë,
Një makabër monotone!
I gëzohesh asaj jete,
Asaj të paktës bukuri,
Flet me njerëz, flet me vete,
Flet me qenin në shtëpi.
