Tag Archives: bote e shtirur
Botë e shtirur
Botë e shtirur, sens i rremë,
Jetë me fjalë e iluzione,
Hapat hedhur në dilemë,
Një makabër monotone!
I gëzohesh asaj jete,
Asaj të paktës bukuri,
Flet me njerëz, flet me vete,
Flet me qenin në shtëpi.