Tag Archives: jete e hidhur
Më merr
Po pra vazhdo brenda vetes më merr
më zhduk nën lëkurë të më kesh aty,
e mos më ler të eci unë nëpër ter
ma mer edhe shpirtin të bashkohet me ty.
Më mer i dashur në krahët e tua
e në trupin tënd të shkrihem e të bëhem një,
mos më lër jashtë trupit, jo, s’dua,
më mer në atë ëndërr që të fle nuk më le.
Më mer se vetëm pranë teje mund të gjej qetësi
pranë teje e ndjej parajsën më shumë,
më struk aty ku gjej vetëm dashuri
më vidh, thyeji, shpartallo ligjet që zemrës ju vunë.
Poezi nga: Xhesi F. Adili
Botë e shtirur
Botë e shtirur, sens i rremë,
Jetë me fjalë e iluzione,
Hapat hedhur në dilemë,
Një makabër monotone!
I gëzohesh asaj jete,
Asaj të paktës bukuri,
Flet me njerëz, flet me vete,
Flet me qenin në shtëpi.
Lermë të qetë
Mos mu afro, nëse më ke lënduar,
Zemrës të kam nxjerrë si ogur të keq,
zgavrës së gjirit zien llavë e pashuar,
në s’do që të të djeg, lermë të qetë!
Mos fol, nëse timbri zërit del djallëzuar,
nëse pabesisht, më thyen si degë,
pranoj shuplakën nëse kam gabuar,
aspak përuljen kur kam të drejtë.