Tag Archives: zemra
Qukapiku dhe djali
Qukapiku pik-pik
Fluturon deg më degë,
– Ç’pun bën, ore mik ?!-
I thot djali kur e sheh në shegë.
– Unë po shoh diellin,
I përgjigjet qukapiku,
– Pres që të më sjellin,
Natën që sapo iku!
Ke te qortoj
Më mundon, kjo pyetje çdo ditë,
nuk di vërtet kë të qortoj,
të qortoj lapsin dhe letrën që s’e kisha,
papjekurinë e fëmijërisë të qortoj?!
Mos duhet të qortoj memorjen
që me sa duket s’paska qenë s’i duhet,
pse nuk rikujton poezitë, atje:
mbi gurë a mbi rërë e baltë shkruar?
