Tag Archives: vjersha per babin
Mallëngjim
Malli më ka marrë, për ty Babi im,
Zemra po më digjet, dukem si jetim,
Kur do vish, o babi nga mërgimi shuar,
Mbi bordurë të rrugës loti më ka kulluar.
Mami më thërret dhe më mbleth si klloçka,
Prapë unë ri e pres, sytë i mbaj nga porta,
Më mungon aroma, për ty babi im,
Kur më ledhatoje mbi prerë flija gjumë.
Dy mjeshter
Në një shtëpizë te vogël fshati
Në katër shtylla, një çati,
Aty babi im punonte,
Dhe e quante “punëtori”.
Me një copë të mbrehtë, metali
Gdhendtë drurin me nxitim
Duhej “nxjerrë bukën e gojës”,
Një tufë fëmijë, prisnin ushqim.
Bab, mami eshte keq
Bab, daja spo vjen më shpesh,
e thirra dje n’telefon për ca pare,
mami ka nevojë për barna dhe terapi,
me dal me lyp n’rrugë pom vjen mare !
Kujt me iu drejtu për ndihmë o bab,
daja po vonohet e spo vjen,
temperaturën e mamit me kërpa t’lagështa e shty,
po tutna, mos edhe mami si ti pom len ?!
Qanten e kam thatë bab…
mbes vet n’pushimin e lirë kur tjerët dalin me ble,
sot m’shajti arsmitari pse librat si pata,
n’fundin e orës, me babat e shokëve shkolla merr pamje t’re !
Po mendoj me lanë shkollën bab,
vështirësi t’madhe kam në t’mësuar,
në një fletore mësimet i shkruj,
bab, ishe interesi lumturis, lumturia ka shkuar.
~Valon Beqiri
