Tag Archives: shqiptaret
Vallja e shqipeve
Tri herë opinga rrahu dheun
sikur kërkoi leje prej tij,
pastaj shamia palët ndehu,
me qetësi dhe madhështi.
Vallja shqiptare shenjë në erë,
ylbere tirqesh ajo tehu,
kush ju kërceu njeherë dhe këmbët
ajo mirë u pandehu.
Kur shqipet thjesht në valle u hodhën
të gjithë vallë na kishin zili,
per gjakun që u derdh,
e për të shtrejtën liri.
Mos, mi ndaj
Mos mi ndaji, heroit e kombit
Që luftuan për ketë dhe!
Është e mbrapsht në ditë të sodit,
Këto prapësime ti bëjmë ne!
Se partitë janë punë “sa grima”,
Kur për kombin behet fjalë,
Për ato, Bija dhe Trima,
Qe luftuan për ideal!
