Tag Archives: princesha ime
Pikë e fundit
Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëlloi mbi mua,
U var kristal nëpër qerpikë
Me lotët e mi u ngatërrua!
Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu
Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë,
Të digjet shpirti porsi qiriu
Vetëm me veten, pa fare zhurmë!
Rri urtë o brenga ime
Rri urtë o brenga ime dhe falmë qetësinë,
Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani,
Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin,
Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi.
Kur turma e ndyrë e njerzve, që veç dëfrime dinë,
Të fshikur nga kamxhiku i Epshit në gosti,
Të poshtër zhgryhen krejt ndërsa pendime u vinë,
O Brengë, nëma dorën, me mua eja e rri.
Princesha ime
Sa shpejt ti vitet i le mënjanë!
Thua se koha kundër më shkon,
Tashmë m’u rrite, m’u bëre ZANË
Dhe mua mendja gjetkë më shkon…
Pak e nga pak,se ç’më hyn frika
Tek shoh të rritesh, tek shoh hedh shtat
Trembem, e di? Se do vijë dita
Që sytë e mi do mbeten thatë…
Ç’ndjenja të turbullta,që më pushtojnë
herë-herë e them:-nuk di se ç’dua?!
Habitem, vitet kaq shpejt kalojnë?!
Kur ti m’u rrite,m’u bëre GRUA!
