Dhjetra herë
January 7, 2017
Poezi Dashurie
Dhe sot u gjenda n’atë gjendje
Ku shpirti prehet, në mërzi,
E zymtë jetë! E errët mbrëmje,
Të shoh nuk dua, asnjeri!
Dhe sot u gjenda n’atë gjëndje
Që e ka ndjerë çdo gjë e gjallë,
Të mos ndjesh gjë, mëngjes e mbrëmje
Madje dhe zemrën rrallë, shumë rrallë!
Kësaj i thonë vdekur mes të gjallësh
Gjithçka të shohësh pa e ndjerë,
Të hysh në gropë e prap të dalësh,
Dhe një dhe dy, me dhjetra herë!
Të prekësh veten me duart akull
Për të kuptuar që je në jetë,
Të pyesësh jetën, përse ke ardhur
Një herë, dy, tre edhe dhjetë!
E jashtë të shohësh që ka zbardhur
Edhe të thuash, sa paskam fjet’!
Poezi nga: Bledi Ylli
