Tag Archives: poezi trishtimi
Heshtje memece
Ashtu, në heshtje shkeli nata
Në heshtje të thellë mendimet vijn’,
Heshtje memece, me ”këmbë” të gjata,
Heshtje e stërgjatur, pa mbarim!
Ka dhe momente që do heshtje,
Pa arsye, ashtu kot,
Edhe heshtja sjell kurreshtje,
E kurreshtja, ënd’rra plot.
Mëkatar pa kryer mëkat
Me qeshjen mos luaj, të lutem!
Se mëkatar më bën pa kryer mëkat,
Tundimi yt pabindësisht zjarrin më vë,
E si për dreq, në bukuri ti dhimbje e tradhëti mbart.
Me ata sy brishtësie epshin mos ma harbo,
Se më bën mëkatar pa kryer mëkat,
Botën e shpirtit plot jetë ma fundos,
Për atë çast, të ëmblin e të mallkuarin çast.
Po shfaqesh në qiell
Që në ditën që u shuajte, u bëra me veten i huaj,
Më s’eci rrugicave me kalldrëme të baltosur,
Dritat e qytetthit ndriçojnë një herë në muaj,
Më nuk shoh lypsarë që ngarendin të leckosur.
Ditë zie ende mbaj, kurorë zambakësh të sjelli çdo agim,
S’pyes për veten, në luftë i jam përjetësisht,
Varrin ta stolis bukur, si e dëlirë në amshim,
Krrokamat prishin zhurmën, nga ikja jote, sigurisht.
Mos ndalo
Në rrugët e jetës time,në kalofsh një ditë
mos ndalo hapin,por vazhdo të ecësh
në vërefsh pa dashje,në ato rrugë një ndryshim
mos ndjej nostalgji për kohën e vjetër.
Mbaj kokën lart,e krenare ik
shpërfill çdo cep të atyre rrugëve,
mos ndalo as në trotuarin e dashurisë,
as në lulishten tonë të puthjeve.
Në stolat e mallit,në vërefsh një qyqar
që shkruan një zemër në mbështetësen e shpirtit
mos të vijë keq për të e asgjë mos i fal
çfarëdo që ti falësh,do i shkaktojë trishtimin!
