Tag Archives: poezi te bukura
Akoma këtu
I more të gjitha kujtimet e tua,
Dhe humbe në vjeshtën që erdhi me shi,
U tretën në shi me mijëra ’’të dua’’,
Më le një të vetme, fotografi.
Reth meje fytyra, të zbehta, pa ngjyra,
Dhe zhurma e shiut, që xhamin godet,
Rroba të hedhura, gota të derdhura,
Gjithçka ka mbaruar dhe duket pa jetë!
Nëna Terezë – Bijë shqiptare
Në venat e tua rrodhi gjak shqiptari,
në mendjen tënde ndriste dituria,
thëniet e tua – këshilla për t’u ndjekur!
Nëna Terezë – jo, ti s’ke vdekur!
Nga zemra jote, buronte dashuria,
humanizmi, zemërgjerësia, mirësia e bujaria!
Nëna Terezë – shembull për t’u admiruar,
E gjithë bota me mirënjohje të ka vlerësuar,
çmimin “Nobel” me misionin tënd human e fitove,
me mundimin e një nëne që dhe veten sakrifikove!
Me duart e tua, sa e sa plagë mëkove,
me dashuri e përkushtim çdo detyrë realizove,
buzëqeshje tek njerëzit dhurove,
më të varfërve nga të varfërit u ndihmove,
me bekimet dhe uratat e tua,
sa e sa zemra i lumturove!
Ishe dhe mbetesh shembull i njerëzimit,
se si një “nënë” duhet të jetë,
e po të ndiqet çdo fjalë e thënë e çdo vepër e bërë nga ty,
s’do të ekziston fjala “urrejtje”,
por do të ketë dashuri dhe pa fund lumturi!
Poezia u dërgua nga: R.B
Fryma ime
Shqipëria e bukur ç’është,
Zemrën kuq e zi siç e ka,
Emrin e saj e shkruaj dhe në dërrasë,
Më frymëzon deri në palcë!
Zemra ime kuq siç është,
Është gjysma e Shqipërisë,
Pjesa tjetër që mbulohet,
Është nga ndihma e vëllazërisë!
Poezi e dërguar nga: P.K
Mallëngjim
Malli më ka marrë, për ty Babi im,
Zemra po më digjet, dukem si jetim,
Kur do vish, o babi nga mërgimi shuar,
Mbi bordurë të rrugës loti më ka kulluar.
Mami më thërret dhe më mbleth si klloçka,
Prapë unë ri e pres, sytë i mbaj nga porta,
Më mungon aroma, për ty babi im,
Kur më ledhatoje mbi prerë flija gjumë.
Bashkë, me motra
Bashkë me motra, çmallet shpirti,
Fjalë pas fjale, pa mbarim,
Për krejt kohën qe me iku,
Që kur vajta për mërgim.
Gazi shqyhet, pa përtim,
Si ylber ndjenjat ndërrojnë vend,
Nata sonte, nuk ka fund,
Sa kujtime kanë zanë rend.
Jeto për të dashuruar
Duke na lënë plotësisht në harresë si njerëz,
kjo a nuk është një lloj vuajtje për së gjalli?
Një zemër e lënduar, një plagë e pamëkuar,
vetëm një klithmë dhe pikon loti në sy,
kur plagën e hapur po e fsheh
thellë gjoksit të helmuar,
dhe mes lotëve buzën vë në gaz
se do të mbijetoj për të dashuruar!
Duhet t’u themi se dhe për ne ka jetë
gjer sa ende kemi frymë,
gjer sa ende shikojmë dritë,
gjer sa qielli duket i kaltër,
ateherë lind arsyeja më e fortë
kundër së cilës jemi të detyruar të luftojmë
me gjithë forcat e brendësisë!
