Tag Archives: poezi shqip
Kerkim gjurmesh
Me kujdes,
nën fuqinë e arsyes,
vështrojmë syhapur,
nëpër shenja fërkemash,
shohim lashtësinë,
dhembja dhe krenaria,
gërshetohen në gjurmë
mbresash e kujtimesh
e vërteta me rrënjët e së kaluarës,
rrezon mbi themelet e së ardhmes,
gurët e harlisur,
ndër shekuj peshohen me menҫuri kohe,
zënë vend -marrin uratën,
si amanet ndër shekuj.
Nje bote te re kerkon
Kur je shpesh i deshperuar
Gjen ngushellim ne nje gote
Te drdhet gota nder duar
Kur nga syte te rrjedhin lot.
Syte i tret ngadal ne gote
I djegur nga zjarri i merzise
Nis kerkon nje tjeter bote
Atje ne fundin e rakise.
Kerkon kudo me sy te fjetur
Kerkon ngadael me shpirt te vrare.
Por kot kerkon se gje ske per te gjetur
Se Boten, Djalli e ka marre!
Pse vret
Pa meshire sa gjak ftohte,
nje jete te re, ti ndeshkove,
qan femija, kerkon Nenen,
edhe Zotin zemerove!
Pse vret ti nje grua,
jeta e saj ,ishe ti,
ohh sa shume, lot ka derdhur,
per te madhen, dashuri.
Je penduar nga mekati,
shikon qiellin, lot leshon,
engjelli mori udhetimin,
nga parajsa, s’te harron.
Vetes
Ah moj e shkrete..
Malli do ta ndaje jeten pergjyse.
Do ecesh perpara do jetosh
Por ajo brenge e fshehur do te te mbyse!
Dhe rrugen ne fund kur ti ta cosh,
Kuptuar s’do kesh kurrsesi,
Nder vitet e humbura do t’kerkosh,
Arsyen pse jetove gjer tani!
Dhe prape do ta ndjesh a’t dritherime.
Do ndizet zjarri i mallit si dikur,
E do te t’behet zemra cope e grime,
Prej mallit qe s’u shua kurre!
Nje lot do te te rrjedhe mbi fytyre,
Dhe ti buzen fort ke per t’kafshuar,
Gjer sa t’rrjedhe gjaku me t’kuqen ngjyre,
E trembur do t’kuptosh qe s’ke jetuar!
Nje jete te tere te kam kerkuar
Para pasqyres rri e heshtur
Veten shoh por nuk e njoh,
Se prej kohesh jam e qeshur
Ndaj s’e njoh ate qe shoh.
Vezullojne syte e mi
jo nga dhembja por nga gezimi,
Zemra me bucet ne gji
Shpirti s’ka fije trishtimi.
Rrezaton fytyra ime
Buza qeshur rri gjithmon,
Mendja nuk ka me mendime
Vec per ty ajo mendon.
A e sheh se c’me ke bere?
Ku ke qene deri tani?
Te kam kerkuar nje jete te tere….
Nje jete te tere te kam kerkuar.
Djali i vetem
Ti moj vajze prit nje minut,
mos kujto se jam hajdut,
vellain e kam skafist,
vet punoj gjepist,
kam nje vile me tre kate,
rreth e rrotull plot pallate,
un kam nje limozin,
po skam lek ti hedh benxin.
Qafsha ty jam djale i vetem,
ne mos besosh pyet vellane tjeter,
o zemer,o yll i botes,
kur te kujtoj ty,
harroj ti hedh bar lopes.
