Kerkim gjurmesh
Me kujdes,
nën fuqinë e arsyes,
vështrojmë syhapur,
nëpër shenja fërkemash,
shohim lashtësinë,
dhembja dhe krenaria,
gërshetohen në gjurmë
mbresash e kujtimesh
e vërteta me rrënjët e së kaluarës,
rrezon mbi themelet e së ardhmes,
gurët e harlisur,
ndër shekuj peshohen me menҫuri kohe,
zënë vend -marrin uratën,
si amanet ndër shekuj.
