Tag Archives: poezi shqip

Mjegulli I Dashurise

Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus, një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse, i bën hi.

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu,
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.

Hija Ime

Me hijen time ik në rrugë,
Ajo e sheshtë gjith aq e zezë.
E di saktësisht se ç’mendoj unë,
Pjerrtas më sheh si një të mjerë.

Unë hijen time nuk e njoh,
S’ia di mirësitë e as tradhëtitë,
Nuk di as kur do më lëshojë,
Kur do të më ngarkojë në shpinë.

Per ty shpirt

Per ty i teri do te tretem
dhe ne dileme shpirtin do ve
Se pa Ty s’e dua jeten
Se pa Ty, s’ka vler asgje.

Dhe ashtu i kryqezuar
Ty perjete do te pres
Vec nje her te t’mbaj ne duar
dhe pastaj moj l’e te vdes.

Lamtumire

Në vorbullën e jetës së shkurtë
Kur ndjenjat ngatërrohen
Trupi noton
Shpirti vuan
Kërkoj dorën e mirësisë
Fjalët ngushlluese.

Ajo në stilin e saj ekstravagant
Ofrohet kërkon shoqëri
Shpreh mirëseardhje dhe ngadal më fton.

E Zbehur

Fotoja e grisur
E zbehur bardhë e zi
Më fundos në emocione
Sytë lotojnë.

Në dritaren e hapur
Jeta ditore
Malet dhe yjet
Vazhdojnë ditëshmërinë.

Ndëgjojë erën ngutet
Kohë e mistershme
Dëshirat e mia vrapojnë
Buzët e zjarrta flakërrojnë.

U gjynjëzova
I paepur i tendosur
Nën këmbët e mrekullisë
Kohës së kaluar.

Tyran J Spahiu

Perse nuk vjen

Shoh dallëndyshet që ikin larg
dhe gjethët që u zverdhën pak,
mbi vreshta tutje bryma ra…
përse ti s’vjen, pse nuk vjen pra?

Eja në krah të të mbaj
Të t’admiroj e të vdes pastaj,
dhe ta vëj kokën që më dhëmb
mbi gjoksin tënd, mbi gjoksin tënd!

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.