Tag Archives: poezi shqip
Ku i kam?
Ku i kam vitet e mia,
Iku kënga, djalëria,
Iku gazi që e kishim
Kur së bashku, të tanë rrishim.
Kur dikush thoshte ndoji flajë,
Rridhte gazi valë e valë,
Ndihej kënga që me natë,
Ishim tanë një gjeneratë,
A s’me thua?
A s’më thua si duket jeta,
ku nuk ka gjurmë dashurie?
S’jeton dot me ndjenja t’zbehta,
Mbetesh keq, me tersë vetmie.
Ku ka gaz e dashuri,
Prehet shpirti, në qetësi,
Kënaqen zemrat sa s’ka ma,
Vend për lotët, aty s’ka.
Ylber ndjenjash
Me ty dashuri,
gjithçka përjettova,
Me ty dashuri,
kohën më të lumtur jetova.
Shumë ngjyrëshe kjo dashuri,
si një ylber në qiell të kaltër,
pa asnjë re, pa asgjë gri,
si diell në qiell të pastër.
Mësuesit tim
Mu drodh zemra me të parë,
“kokë tullacin” me ditar.
Ishe e vogël mendja ime,
të kuptoj tërë k ‘to ndryshime!
Me të hyrë “ai” në klasë,
desha vajit me i’a “plasë”.
Por ai sikur e kuptoi,
mu ofrua, me ledhatoi!
Plagë
Kush tha që koha shëron.
kush tha që dhimbja kalon,
Kush tha që me kohë harrohet,
kush tha zemra më nuk rënkon?
Kjo plagë gjithmonë,
e hapur do të rijë,
djali im i vetë,
më nuk do të vijë.
Nëna
Më fal e shtrenjta ime,
sot ty të lëndova,
me fjalë që s’duhet t’i thosha,
ty të pikëllova.
O dashuri e pafundme,
më e sinqerta në botë,
a ka gjë që mund ta bëj,
veç mot të të shoh lotë?
