Plagë
Kush tha që koha shëron.
kush tha që dhimbja kalon,
Kush tha që me kohë harrohet,
kush tha zemra më nuk rënkon?
Kjo plagë gjithmonë,
e hapur do të rijë,
djali im i vetë,
më nuk do të vijë.
Ah o bir sa më shkatërrove,
pse o bir ike kaq i ri?
Vallë Zoti të deshi më shumë,
e smë lë të vij tek ti?
Në qiell më pret, o bir,
ne në tokë na errësove,
pse o Zoti kaq të ri,
djalin prej meje e more?
