Tag Archives: poezi per mergimin
Mallëngjim
Malli më ka marrë, për ty Babi im,
Zemra po më digjet, dukem si jetim,
Kur do vish, o babi nga mërgimi shuar,
Mbi bordurë të rrugës loti më ka kulluar.
Mami më thërret dhe më mbleth si klloçka,
Prapë unë ri e pres, sytë i mbaj nga porta,
Më mungon aroma, për ty babi im,
Kur më ledhatoje mbi prerë flija gjumë.
Në dhe të huaj
Sa lot dhe vuajtje
me veten time kalova,
per rinine e humbur
qe ne dhe te huaj e çova.
Kur kishim varfërinë
kishim dhe dashurinë,
tani pará kemi
nga jeta të plakur jemi.
