Tag Archives: pleqeria
Akuarium
Kohë me parë sikur nuk dinim,
si të bëjmë, e çka më shumë?
Në bashkësi jetonim jetën,
Porsi peshq n’akuarium.
“Peshku i madh” sillej e mbshtillej,
Pa përtes, bënte me gisht,
Edhe pse dikujt i “Villej”
Zgjidhje tjetër thua se s’kish?
Dy te moshuar
Dy te moshuar ulur ne nje stol,
flisnin me ze thuajse te mekur,
njeri shihte lart nga qielli,
tjetri thosh me mire t’kishim vdekur…-
Kishin djem dhe vajza plot,
te gjithe i kishin martuar,
por askush nuk iu gjendej prane,
ata per ti pleqeruar…
-Lot pikonin nga e moshuara,
qe rrudhat fytyren ia kishin pushtuar,
dhe i moshuari qe me zor i mbante,
e mbeshteste ne sup duke e ferkuar…
