Akuarium
Kohë me parë sikur nuk dinim,
si të bëjmë, e çka më shumë?
Në bashkësi jetonim jetën,
Porsi peshq n’akuarium.
“Peshku i madh” sillej e mbshtillej,
Pa përtes, bënte me gisht,
Edhe pse dikujt i “Villej”
Zgjidhje tjetër thua se s’kish?
Në familje benim “ura”,
k’shtu tradita, k’shtu kultura’,
“K’te mirësi”, shumë kush e vuante
“Dhëmbi tjetrit vetëm bluante”!
Ndërsa të tjerët në prapavijë,
“ngjanin shumë në shoqëri”,
Për çdo ditë të re që vinte,
O sa shumë ai “bark” ju zinte.
Sa për t’keq, e për çudi
Prap kjo ndodh në shoqëri,
Njëri tjetrin e shfrytzon,
E për këtë fare s’mendon.
“Fjalë e urtë do ishte “bekim”
Mos me u marrë ma me “shfrytzim”,
“Qka st’pelqen me t’ndodh për vedi,
Mos ja bejë ti, kurrë një tjetri!
“Me respekt për një që s’ka,
S’ka si t’beji, e nga t’ja mba
Fjala është per “shtresën tjetër”,
Qe jeton, me “avaz t’vjetër”.
Në dhashtë Zoti me ardhë fundi
“Mirë me u hap “Akuariumi”,
E qdo kush “me djersë te vetë”,
Ka me i ndi jetës “Lezet”!
Poezi nga: Sahit Shala
