Tag Archives: naten
I besova luledeles
Në dërrasat e shtëpisë së vjetër
Kishte çelur një lule dele,
Ç’më solli pranë një moshë tjetër
Pasditen e artë të një të Diele.
Ish koha e dashuris sime të parë
Kur lulen pyesja më do apo s’më do,
Kur këmbët bëja gjak nëpër ugarë
Të shihja kur kthehej ajo.
Meditimi i një muzgu
Frymonte shpirti buzës së detit
Dhe pafjalësia bëhej art,
Nuk vinte më zhurmë e qytetit,
Tashmë çdo gjë u bë e qartë.
Isha larguar nga fryma jote,
Buzës së detit në muzgun gri,
Do t’ jem pjestar i kësaj bote,
Pjestare e saj do t’jesh dhe ti.
