Tag Archives: dashurise sime
Burr e grua mish e thua
O aroma e shpirtit,
O lule në saksi,
O petal i trëndafilit,
O kollona për shtëpi.
O pika e vesës,
O dielli në agim,
O aromë e borzilokut,
O i shtrenjtë, o burri im.
Dorë për dorë në rrugë të jetës
Hajde moj e mirë,
Hajde moj e shtrenjtë,
Hajde o yll mali,
Me shpirtin e argjëndë.
Hajde grua e jetës,
Hajde trëndafil,
Hajde moj sorkadhe,
Me shpirtin e mirë.
