Burr e grua mish e thua
O aroma e shpirtit,
O lule në saksi,
O petal i trëndafilit,
O kollona për shtëpi.
O pika e vesës,
O dielli në agim,
O aromë e borzilokut,
O i shtrenjtë, o burri im.
O bletëz moj sorkadhe,
O ylber me shtatë ngjyra,
O ëmbëla bakllava,
Mjaltë në zemër vura.
O arom nga çai malit,
O lulja trendelinë,
Me ndiqje hap, pas hapi
E shtrenjtë o kanarinë.
Si shqipja mbi male,
E ngjitur mbi fole,
Klloçkëz shum e dhimsur,
E shtrenjtë ishe për ne.
Poezi nga: Veron Hoxhaj 3/10/2016