Tag Archives: bukuroshja ime
Të doja njerinë
Me sytë e dhimbjes, pashë heshtjen,
një heshtje të zezë, si nje pus i zi,
Me sytë e mendimit, lexova buzëqeshjen,
atë lloj buzëqeshje, që veç unë e di.
Me sytë e qiellit, pashë lumturinë,
ndjeva emocionin, forcën dhe fuqinë,
Me sytë e jetës, botën dashurova,
mbi të gjitha, mësova të doja thellë njerinë.
Poezi nga: Valentina Llapri
Fjalet per ty nuk mbarojne
Ti je si nje engjell qe ec duke ndricuar
Edhe sikur deti ne ngjyre te jete formuar,
Edhe sikur toka ne leter te jete shnderruar,
Nuk do te me mjaftone per te te pershkruar.
E bukur, e ndjeshme, e delire,
E bukur si dielli kur eshte duke perenduar,
E shkelqyer si hena mbi oqean pasqyruar,
Dikush mund te thote se paskam tepruar.
