Erë që fryn ëmbël
Erë që fryn ëmbël mbi tokën e nxehur
Ikona kujtimesh rreshtohen ne rradhë.
Ti, pret në një qosh e heshtur
Unë të shoh nga larg e s’mund të të marr!
Ikona më e bukur e kujtimit më të bukur,
je ti, por unë nuk të flas dot.
Dashuri e spostuar në një qosh’ kujtimesh
E megjithatë nuk i largohesh dashurisë!
Pikë e fundit
Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëlloi mbi mua,
U var kristal nëpër qerpikë
Me lotët e mi u ngatërrua!
Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu
Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë,
Të digjet shpirti porsi qiriu
Vetëm me veten, pa fare zhurmë!
Fund në mallëngjim
Kur nisa dita aq e heshtur
Nëpër natë mos prit për zhurmë
Veç mendime vijnë të ngjeshur
E në një të ç’rregullt, turmë!
Kur nis dita pa të patur
Nëpër natë nuk kapesh ti
Dashuri, pas ëndrrash kapur
E pas heshtjes, dashuri!
Frymëzimi im
Sonte qielli ka shum yje
Midis tyre gjendesh ti,
Sonte yjet ndriçojnë qiellin
Ti je qielli në pafundësi.
Aq të dua edhe unë
Pjesë të shpirtit tim të mbaj,
Ti gjithmonë je muza ime
Frymëzim në çdo detaj!
Me mijëra netë
Nuk ka mbiemër të t’përshkruaj,
As epitet të t’krahasoj,
Një cigan në vend të huaj,
Bardh’ e zi të pikturoi!
Të kam përballë portret i vjetër,
Pikturë e lirë edhe e thjeshtë,
Eshtë zhubrosur ajo letër,
Nga ai shi, at’herë në vjeshtë!
