Ti puthja e munguar

Erdhe në kohën kur unë s’e prisja
Ecja mendushëm rrugës vetmuar,
Papritmas trokite në shpirtin tim,
Ti puthja e munguar.

Mendoja se nuk do të trokisje,
Ndonëse me sy prush të zjarruar
Trokite pa asnjë ngurim,
Ti puthja e munguar.
Atëherë kur ecja e shkujdesur
Një ditë tetori me shi pa pushuar,
Befas ti më zgjate duart,
Ti puthja e munguar.

Me pasion të madh më vështroje
në sytë e mi ndeze shkëndija
Erdhe si rrezja diellore papërtuar
Ti puthja e munguar.

Përse dashuria jonë mbeti në mes?

Përse dashuria jonë mbeti në mes,
Kur mezi prisje të thoshe mirëmëngjes?
Ç’u bënë ato fjalët e bukura, ku vane?
Apo s’ishin te sinqerta, e era i shpërndan.

Motrushe, nuk mund t’i thuhen gjithkujt
Fjalët nga zemra kush t’i ka lëkundur kush
Apo tekat e tua nga shpirtin ta fshinë,
E miqësinë tonë e hodhe në prapashpinë.

Me dy fjalë

Ashtu në ftohtësi, afrohet dimri,
Me të njëjtën ”pallto”, si përherë,
E me ”këpucët” gjysëm hapur,
Pret të shkosh, gjer në pranverë!

Numëron hapat i lodhur
Ik këndej e ik andej,
Mijëra herë “aty” i ndodhur,
Edhe kurrë s’shkove më tej.

MIkja ime

Kam perla që më ndriçojnë,
e më lidhin me shumë miqësi,
Po perla ime më e veçantë,
Je ti që më fal vetëm mirësi.

Modeste je, e fjale pakë,
Po kur flet, fjala ngjit tek ti,
Je mrekullia e tetë përqark
Ku shpirti im gjen qetësi.

Kohë më vonë

Kohë më vonë e ndofta më shum♪•,
Kur të ketë bleruar një dardhë
Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkumë,
Unë e di, do vij me kalin e bardhë,

Para jush do shfaqem,-që s’patët fat të më njihni,
Se disa nga ju vërtet u lindën më vonë,
Dhe të tjerët mbase s’e dinin,
Që mes tyre jetoja diku në një dhomë.

Dhe shkruaja librin e fundit,
Të vështirin, korrigjuar radhë me radhë.
Unë e di, do vij kur ju të notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhë.

Oaz në shkretëtirë

Shumë herë ndjehem i vetmuar,
Si oaz në shkretëtirë,
Nga grumbuj rëre i rrethuar,
Rob nën diellin pa mëshirë!

Shpirt’ i ngelur vetëm mure,
Zbrazur krejt nga orendi’,
Temë abstrakte e një pikture,
Që në sfond ka ngjyrën gri!

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.