Category Archives: Poezi Shqip
Isa Boletini
Shtatëlartë malësori krenar
Stërvitur kalëron shkathtë
Veti aristokrate i fisit të lashtë
Reziston ajrin nisur për në Vlorë.
Mjegullë ftohtë në detyrë të shenjtë
Ora nuk premton duhet ngutur
Ftesë bëri Kuvendi Kombëtar
Për Kalorësin veshur burrëror në ngjarjen e shekullit.
Kush ka të drejtë
Shumë thënie të gjyshit
Më janë ngulitur në kokë,
Nuk ikin nga mendja
Deri sa të jam n’këtë botë.
Kapur dorë për dore
Shëtisnim në natyrë,
Më tregonte ç’është e keqe,
Më tregonte ç’është e mirë.
Nuk e dija përse,
Mendja ime nuk kuptonte,
Përse herë herë shihte qiellin,
Nga njëherë në tokë shikonte.
Fuente de Fortuna
Në mbrëmje dielli perëndon
Si një buzëqeshje në fytyrë
Nata griset në hapsirën e ndyrë
Ku nisin lojra të gjumit të vonë.
Liberta ! Të mund të thoj i burgosuri
Tani prangat e ëndërrës si ka gardiani
Dashuria e tij është Trëndafili i një inati
Që vyshket nën petale të një të përsosuri.
Thesar ne pafundsi
Me e shtrenjte eshte shpirtmirsia,
Sa e cmuar dashuria!
Me e embel drejtesia,
Sa e paqme ndershmeria!
Pasuria me e madhe,
Eshte gezim ne pafundsi,
Shpirterorja si sorkadhe,
T’bejne te ngelesh gjithmone i ri.
Sa të dua, o Shqipëri
Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhe,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhe
shpirtintim për të ushqyer!
Moj kepuce
Moj kepuce budallaqe,
pse u zgjidhe perseri?
Nuk e sheh? M’u skuqen faqet:
te te lidh akoma s’di.
Moj kepuce, moj kepuce,
tekanjoze, nuk merr vesh?
C’me je futur mu ne lluce,
goje hapur me perqesh?
Po kepuca (cfare kepuce!)
thote: gjyshen mos e thirre
lidhme vete te mos skuqesh,
Si mendoni, thote mire?
