Fuente de Fortuna
Në mbrëmje dielli perëndon
Si një buzëqeshje në fytyrë
Nata griset në hapsirën e ndyrë
Ku nisin lojra të gjumit të vonë.
Liberta ! Të mund të thoj i burgosuri
Tani prangat e ëndërrës si ka gardiani
Dashuria e tij është Trëndafili i një inati
Që vyshket nën petale të një të përsosuri.
Liberta ! Fuente de Fortuna Liberta!
Tani ky ishull po lind një histori të re
Ku ti nuk e kupton e unë se gjeta
Se kush është fundi i botës së re.
Porsi dielli që fle dalngadal në detë
Ashtu dhe i burgosuri kokën mbështet
Në muret e jetës , ëndërrës të pavërtet
Ku anija e jetës në Fuente de Fortuna mbytet.
Anije me flatra , me ëndërra në sirtar
Fuente de Fortuna, toka e re e mbinjeriut
Aty do të mbetet Parajsa ime që se kam parë
Aty do të takoj ëngjëllin, Zotin tim, të plakut, e të riut.
Nga : L.S. ( David GLOR)