Category Archives: Poezi Dashurie
Perse nuk vjen
Shoh dallëndyshet që ikin larg
dhe gjethët që u zverdhën pak,
mbi vreshta tutje bryma ra…
përse ti s’vjen, pse nuk vjen pra?
Eja në krah të të mbaj
Të t’admiroj e të vdes pastaj,
dhe ta vëj kokën që më dhëmb
mbi gjoksin tënd, mbi gjoksin tënd!
Të dashuruar
Atëherë ditët qenë të bukura
dhe mbanin erë jargavan.
Në muzg t’i shfaqeshe e brishtë
me hënën flokëve -karficë e bardhë.
Dhe parqeve të qetë gjer vonë
ne putheshim. Dhe prapë.
Në gjoksin tim kokë e verdhë
në rrugë ëndrash galop kish marrë.
Ndjenjë
Ç’më pushtoi sonte kjo ndjenjë
Keto mendime nga më erdhën ?
A thua lart nga qielli blu
Yjet mall mbi mua derdhën!
Janë flokët e tu përzier me dritë
A rreze hëne është ky tis !?
Si kallza gruri në mbrëmje maji
Fllad’i lehtë ti shpurpuris.
Dashuri e pakycur
Ne uren e dashurive te kycura
Kyce, kyce, kyce pa fund shikon,
Dashurite e botes mbyllur ne vakumin e lidhjes
Thua nje kyc nga shuarja i mbron?
Ne uren e te dashuruarve
E dashuruar, por kyci me mungon
Emri yt eshte kycur gjetiu
i imi ne nje tjeter kyc te ndryshkur qendron.
Ura e te dashuruarve lengon nga kycet
Kyci yne ne asnje vend nuk shkon
Gjithcka rreth meje me bind se eshte e kote
Ndarja mbi harqet e ures rendon..
Oh sa rendon dashuria qe me kyc dot s’u mbyll
Shpirti i saj jashte vakumit te lidhjes jeton,
Munduar nga graviteti i paligjesise
Nga mungesa e nje kyci dhe vendi ne Sene vajton.
Telat e violines se thyer
U thyen telat e violines se vjeter
e notat muzikore pentagramat braktisen,
zemra po rrihte si te ishte nje tjeter
kur zhurmat e violnes se thyer nisen.
Sa zhurme e tmerrshme ishte ajo
dukej sikur telat qanin heshur,
peshperisnin me eren fjalen ‘harro’
ne melodine e zhurmes se parreshtur.
Sa shume me vrisnin lotet e tyre
e qara peshperitse e mekur,
me dukej vetja si para nje pasqyre
e thyer, e coptuar, e vdekur.
