Nuk munda, unë
Ti nuk munde kurrë të më jepje dashuri
Aq sa unë nuk mund të ndjeje ti për mua,
Edhe zgjodhe që të zhdukesh përgjithnji
Kurse unë s’e zgjodha vetë që të të dua.
Ti nuk harron të vizitosh ëndrrat e mia
Nuk pranon të quhesh e harruar,
Ndoshta përpiqesh t’më kujtosh, që dashuria
mund të jetë e gjallë, duke munguar!
Ti nuk munde e kurrë s’arrite të kuptoje
në shpirtin tënd a ekzistonte dashuri,
Edhe zgjodhe brenda vetes të kërkoje
E unë zgjodha të të dua përgjithnji.
Paskëtaj nuk munda unë të të pranoja
Dhe pse zemra kishte marrë tëndin drejtim,
E kërkove, bëre ç’mos të të harroja
E unë zgjodha të të vuaj si kujtim.
S’mund të japësh dashuri kur është nevoja.
Dashuria nuk është gur, por një burim!
Poezi nga: Bledi Ylli
