Tag Archives: me le
Stinët
Pash një udhë pa fund nga lart
Thash t’a marr dhe ashtu bëra,
Ajo që dukej aq e gjatë
Disa “stinë” ishte e tëra.
Disi kështu është edhe jeta
Si një shfaqe në teatër,
“Stinët” ikin si shigjeta
Duken shumë, janë veç katër.
Bota kështu është e qëndisur
Udhë plotë që s’çojnë gjëkund,
S’ kupton gjë pa u nisur
Nisesh…, dhe kupton në fund.
Poezi nga: Bledi Ylli
Më duaj nesër
Do të më duash nesër i dashur si sot?
Do t’a shoh përsëri këtë dritë në sy?
Me dashuri kurrë nuk mjaftohemi dot
Kemi lindur për të mos qenë vetëm, por dy.
Do më duash kur sytë ta humbasin shkëlqimin?
Po kur frikërat e mia mbi ty të bien rëndë?
Nëse pa dashur grindavece do të bëhem?
Mund të më zbusësh me puthje a ndonjë këngë?
Nuk munda, unë
Ti nuk munde kurrë të më jepje dashuri
Aq sa unë nuk mund të ndjeje ti për mua,
Edhe zgjodhe që të zhdukesh përgjithnji
Kurse unë s’e zgjodha vetë që të të dua.
Ti nuk harron të vizitosh ëndrrat e mia
Nuk pranon të quhesh e harruar,
Ndoshta përpiqesh t’më kujtosh, që dashuria
mund të jetë e gjallë, duke munguar!
Vuajtja
Një dhimbje që dal ngadalë të thyen,
Duket e bukur por brenda të grryen,
është një rrugë e errët pa kthim,
nuk ka asgjë vetëm hidhërim.
Vuajtja çdo ditë më shumë më tremb,
Vuajtja çdo ditë më dhemb,
Po më shkatërron dal ngadalë,
Pendohesh e nuk të fal.
Vuajtja më dhemb si asnjëherë më parë,
Dhe, më tepër s’mundem dot,
Te vuash është e kotë,
Të gjithë paguajnë në këtë botë.
