Tag Archives: ike
Stinët
Pash një udhë pa fund nga lart
Thash t’a marr dhe ashtu bëra,
Ajo që dukej aq e gjatë
Disa “stinë” ishte e tëra.
Disi kështu është edhe jeta
Si një shfaqe në teatër,
“Stinët” ikin si shigjeta
Duken shumë, janë veç katër.
Bota kështu është e qëndisur
Udhë plotë që s’çojnë gjëkund,
S’ kupton gjë pa u nisur
Nisesh…, dhe kupton në fund.
Poezi nga: Bledi Ylli
Nuk munda, unë
Ti nuk munde kurrë të më jepje dashuri
Aq sa unë nuk mund të ndjeje ti për mua,
Edhe zgjodhe që të zhdukesh përgjithnji
Kurse unë s’e zgjodha vetë që të të dua.
Ti nuk harron të vizitosh ëndrrat e mia
Nuk pranon të quhesh e harruar,
Ndoshta përpiqesh t’më kujtosh, që dashuria
mund të jetë e gjallë, duke munguar!
Loti
Lotin derdhim të hidhëruar,
kur humbasim dashurinë,
Qajmë dhe kur jemi të gëzuar ,
qajmë se rigjejmë lumturinë.
Lot i paster kristal, qe pikon,
në c’do ndjenjë veten e gjen,
Dhe ndjenjën që tek zemra ron,
Zemra në fjal’ dot s’e përkthen.
Jam zene rob
Rruges tende kaloj,
me shpresen Ty po te takoj..
Por heshtja mbizoteron,
dhe ne te dy ngelem po njesoj!
Ke ikur ndoshta, kete nuk po e kuptoj?!
Eh! nje brenge me ka kap, e s’po me leshon..
Veten torturoj ti iken dhe per mua s’mendon?
Une do te pres akoma,jam preh’ e dashuris ton’!
