Kush ma thotë?
Kush ma thotë, se u be shumë mirë?
E se vendi po ndryshon,
Nuk fitohet me sehir”
Asnjë gjë, qe s’meriton!
Nuk të jep mali, dhurata,
E as “bjeshka bimë pjellore”!
Po nuk derdhe, djersë pas djerse,
Nuk e ben “tokën gaztore”!
Ara s’vete tek kolltuku,
Ku ke nisur me leshu rrënjë!
Pa e mihë, e qarë, me plugun,
Nuk di fara me zanë vend!
E po s’mbolle, nuk korrë dot,
Kështu ka qenë me mijëra vjet.
Plot një vjet e qanë me lot,
Thua në këtë vend gjë nuk ka mbet.
Bujqit thua se “kanë ikur”,
E barinjtë, nuk janë gjëkund!
Nëpër strofka tujë dremitur,
Duan “lodhjes me i dhanë fund”!
Pa le te dalim ne “dhe te huaj”,
E ta shohësh si punohet.
Do mërzitesh shumë po druaj,
Pse atdheut i largohesh!
Madje, s’di si do ja besh?
Se do mbushesh halle shumë!
E kur s’ke ndaji zgjedhje tjetër,
Doemos do futesh n ‘punë.
Por tash ma, në “arë te huaj”,
Apo gjetkë, me një fabrikë,
Për te korrat nuk po druaj,
S’janë për ty i imi mik!
Dikush duhet, te jetë pranë sofrës,
Ku jem rritur djalë pas djali,
Na “mallkon loti i lokes”,
Se për ty do ta zë malli!
Poezi nga: Sahit Shala
