Tag Archives: poezi per atdheun
Kush ma thotë?
Kush ma thotë, se u be shumë mirë?
E se vendi po ndryshon,
Nuk fitohet me sehir”
Asnjë gjë, qe s’meriton!
Nuk të jep mali, dhurata,
E as “bjeshka bimë pjellore”!
Po nuk derdhe, djersë pas djerse,
Nuk e ben “tokën gaztore”!
Na Ishe
Na ishe ëndërr, si “malli me t’pa”,
Shpërthenim në vaj, një fjalë me ndie!
Nga “valë e radios, kur vinte ai za”,
Ish zëri memës, zë Shqipërie!
Çuna e goca, na rrihte zemra,
Kur babë, a gjyshi flisnin për ty,
Ato i nxirrnin, ma të bukurat emra,
Gjithmonë tujë fole, vetëm për ty!
Per ty, atdhe
Po kush m’banë me u n’di krenar?
Kush më ndritë porsi “fanar”,
Kush ma banë ditën të lehtë?
Kush më banë të “flijë” i qetë?
Tek ty i kam, trojet “gjyshnore”, ballëlarta, e “hyjnore”,
Tek ato “pllajat prrallore”,
“Zura hapin, e pashë rrezën,
mësova fjalën, edhe besën.
O sot, o kurrë!
Kur kushtrimi lëshoi za,
kokë me kokë, bashkë na ka ba
U bamë bashkë ne log t’rimërisë,
me i gëzu, ditës t’lirisë!
Shpejt harruem, vitet e randa,
per shumë vjet, na mbajtën n’pranga,
Sot, a kurrrë, mirë me kuptue,
nga jem nisë, ku jem tuj shkue?
Enderr mergimtari
Ne Atdhe, luezon liria,
Ne Atdhe lulezon nderi,
Ne Atdhe ka bese,
Ne Atdhe ka hijeshi.
Ne Atdhe, ku ka liri
Ka shije pasuria.
Roje nderi
Eshte trimeria.
