Tag Archives: vetmia
E beftë ardhja yte
Tek ecje si zvarritja e vonesës së viteve
kur koha shtrin harresën mbi ne të dy,
u dergjëm larg, sa larg syrit të përmalluar,
larg dhembjes që vragë të shumta la
pas refleksesh rozë të kohëve të shkuara
ndonëse, për dashuri u betuam.
Ti ike dhe pas vetes le vetëm erë malli!
Mendja ime
Mbrenda kafkës time jeton porsi në çeli,
Ndihesh e nervozuar, je mbushur plot mëri,
Ke të drejtë të stresohesh e të tensionohesh,
Vetëm se e dashur, mos më ndjej mërzi.
Pa çka mendimi yt i bukur dhe i tjerrur mirë
Hudhet në kosh pa vlerë ngase ata ndryshe mendojnë,
Bëje ishullin e ëndrrave brenda kokës time,
Mbase kot lodhesh kur nuk të kuptojnë.
Me fjalë të tjera si të të sqarohem në varg,
Mendjet janë si sytë e bota ka sy të bukur,
Miliona njerëz ecin, në fushën me lule,
Vetëm ca sy shohin mbi petal një flutur.
Poezi nga: N.i.S
Vetmi
E vetme mes katër muresh jam
duke lexuar vargjet e tua,
Lotët su kristal, nduar ende kam
një dhimbje, një brengë shtrëngohet në mua.
E përhumbur mes kujtimesh
si zogjt marrin shtegëtim,
Bashkë me erën në mes ëndjesh
për tek ty marrin fluturim.
Apokalipsi
Do doja të kisha prap atë dhimbje,
të kisha prap atë mall,
po endem në këtë shkretëtir heshtje,
porsi kalorsët tempullar.
Në vetmin time rinisën shirat,
dhe gjethet ëndrrat i mbuluan,
në mallin ku zbehur qëndrojnë dritat,
ngjason si një kështjell e harruar.
Do doja të kisha prap atë dhimbje,
dhe emri yt t’më grishte fort,
brenda detit tim të lundroje,
si një herë e një kohë.
Po zbehet qielli i vetmis time,
dhe ëndrrat janë me gjethe plot,
tani porsi në apokalipse,
kështjella mallit ra përtok.
