Tag Archives: Valentina Llapri
Të doja njerinë
Me sytë e dhimbjes, pashë heshtjen,
një heshtje të zezë, si nje pus i zi,
Me sytë e mendimit, lexova buzëqeshjen,
atë lloj buzëqeshje, që veç unë e di.
Me sytë e qiellit, pashë lumturinë,
ndjeva emocionin, forcën dhe fuqinë,
Me sytë e jetës, botën dashurova,
mbi të gjitha, mësova të doja thellë njerinë.
Poezi nga: Valentina Llapri
Herë me gaz, e herë me lotë
Janë dy gjëra kaq të çmuara
pa të cilat ne s’bëjmë dot!
janë si yjet e kulluara,
dhe herë herë si det me lot!?
Eshtë shpresa dhe besimi,
qe na mbajnë ne në këtë jetë,
janë si vesë e çdo blerimi,
ështe fjala e vërtetë!
Janë kto gjëra kaq të shtrenjta,
pa te cilat ne s’bëjmë dot!
janë si ujrat aq të thella ,
herë me gaz, dhe herë me lot!
Nga: Valentina Llapri.
