Tag Archives: tyran spahiu
Pikëlluar
Buzëqeshja sfiduese e akulltë që intrigon
Vallë është lot apo pikë ujë
Buzët e njomë të lagur
Thua se ngrohtësisht më ftojnë.
Ndalem shikjoj tinëzisht këtëkrijesë
E lehtë veshur posi aristokrate me sy të humbur
Ç’ndodhë te kjo bukuroshe shtati zanë natyrë
Ofrohem them zonjushë më ndëgjon ti hyjneshë?
Bota nënujore
Heshtja frikësuese kërcënon
Qetësia vetëm ajo sundon
Jam i krisur apo diç më mundon
Që jam futur në këtë aeon.
Ç’marrëzi jam duke bërë
Janë këto krijesa apo ëndërr
Ç’është kjo botë errësirë
Është e vërtet apo tmerr.
Më frikëson heshtja
Dimër vonë ngricat trokasinë
Zymtësia e qëndisur në bregdet
Ulur në skaj të shtratit
Frika e heshtjes mu vërsul.
Brendësia e trupit kjan
Lotët në shpirtin tim vuajnë
Mundimi i të vjellurit gufon
Krusur frikësuar për ndihmë rrënkon.
Zgjohu
Për burrin e dheut
Shkruhen balada
Këndohen serenata
Thurren rapsodi.
Frymor kjo botë
Intrigon dhe mashtron
Zgjohu kërko pendim
O njeri.
