Tag Archives: te dua
Nje jete te tere te kam kerkuar
Para pasqyres rri e heshtur
Veten shoh por nuk e njoh,
Se prej kohesh jam e qeshur
Ndaj s’e njoh ate qe shoh.
Vezullojne syte e mi
jo nga dhembja por nga gezimi,
Zemra me bucet ne gji
Shpirti s’ka fije trishtimi.
Rrezaton fytyra ime
Buza qeshur rri gjithmon,
Mendja nuk ka me mendime
Vec per ty ajo mendon.
A e sheh se c’me ke bere?
Ku ke qene deri tani?
Te kam kerkuar nje jete te tere….
Nje jete te tere te kam kerkuar.
Kurorezimi
Nëse një ditë hapat e ëndërrave tuaja
rastisht do të sjellin
poshtë shtëpisë së zemrës sime
e zemra jote plagë aty do të ndalet për një çast,
atje,
mes erës së luleve në botën e zemrës sime
që troket butësisht për të qenë së bashku qoftë dhe për një çast,
për një psherëtimë, për një rrahje zemre,
kokën mbështetur mbi gjoksin tim,
buzët e mia mbi ballin tënd
