Tag Archives: qiell
E beftë ardhja yte
Tek ecje si zvarritja e vonesës së viteve
kur koha shtrin harresën mbi ne të dy,
u dergjëm larg, sa larg syrit të përmalluar,
larg dhembjes që vragë të shumta la
pas refleksesh rozë të kohëve të shkuara
ndonëse, për dashuri u betuam.
Ti ike dhe pas vetes le vetëm erë malli!
Mall
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
