Tag Archives: qaj per ty
Shpirti i bukur
Më vjen të nxjerr ty nga çdo varg.
Të lë diku, nepër kujtime.
Por ti ndriçon me shumë nga larg.
Bëhesh diell për muzën time!
Më vjen të gris ty nga çdo letër
Ku je në prozë, a poezi,
Dua të bëj të jesh një tjetër.
E çuditërisht mbetesh po Ti!
Burrat qajnë më vete
Ndoshta qaj për ty, mbështetur në ndonjë mur
Ndoshta pi aq shumë, sa këmbët s’do më mbajnë,
Lotët e mi e dashur, s’do t’i shohësh kurrë
Të rrosh m’ atë mendimin ‘’burrat jo nuk qajnë’’.
Ndoshta dhe përballemi diku në këtë botë
Mos prit që të gëzohem që erdhe e më gjete,
Dhe prap lotët e mi ti s’do t’i shohësh dot
se burrat qajnë më vete!
Do të them që jam i lumtur, i qeshur në çdo çast
Do t’flas për jetën time ashtu në maja-maja,
E mijëra herë të tjera të gjendeshin si ky rast
Me zor do të buzëqeshja e lotët do i mbaja!
Poezi nga: Bledi Ylli
Zemren ta kam falur
Kam qare kur erdha ne jete,
pa e ditur se c’me pret,
kam qare dhe nga gezimi,
por sot po e vleresoj lotin vertet…
Tek e ndiej qe rreshqet mbi faqe,
oh sa i rende po me duket,
trishtimi qe mbjell aty,
nuk e di se kur do te zhduket…
Nuk mundem ta kthej koken pas,
qe te shoh se c’po braktis,
zemra po me del nga kraharori,
toka nen kembe sikur leviz…
Nata u terr sonte, qielli po qan
Më iku buzëqeshja sonte,
dhe mbrëmja këtë e kuptoi,
natës i’a fshehu hënën,
dhe qielli filloi të qaj…
Na iku shkëlqimi, pllakosi errësira,
dhe gjumi u tremb nga shiu rrebesh,
s’më pëlqente, sonte, as muzika,
dhe frymëzimi s’më vinka për dreq…
