Tag Archives: poezi te dritero agollit
Shkëmbi
Ky shkëmb nga deti gjoksin e ka kthyer,
Dhe shpatullat në mal i ka mbështetur,
Qëndron si dëshmitar në bronz i lyer,
I heshtur me vështrim në shekujt tretur.
Mbi shpatullat tij gjëmuan shekujt,
Me shpata, bomba, mina e radarë,
Shtëllunga si në furkë mblodhën mjegujt,
Po prapë nga supet ranë, u hoqën zvarrë.
Mos ma kujto
E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!
Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!
Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!
Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!
Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!
