Tag Archives: poezi shqip
Dy buzë
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta…
Nëna
E dashur nënë
Sa shumë të dua,
Ti je njeriu më
I shtrenjtë për mua.
Më edukove
Më mësove,
Të gjitha gjërat që
I përjetove e mi tregove.
Nëntori i lavdisë
Mbi brigjet e detit
Nje flamur valon,
Ne token me gjak
Nje ushtar shpejton.
Sa dit e sa net,
Kishin kaluar,
mjegullina token
e kishte mbuluar.
Nje nene ne nje koder
po qan
per trimat e vdekur
qe per liri jeten e dhane.
Nje ze u degjua
ishte zeri i femijes
qe per liri u gezua
”Urime moj nene
urime pavaresia
dhe per shume vjet
te rroje SHQIPERIA”
Dërguar nga: Enkeleda Hoti
Do të vdes për ty
Do të vdes për ty
Askush sdo ta kuptoj
Që në jetën tende
Unë nuk ekzistoj…
Në këtë botë deshta
Që i lumtur të jem
Në duart e mia
Vetëm ty të të kem…
Vetëm ty të dua
Te dua pa masë
Dashuri të tillë
Kurë në jetë skam pasë…
