Tag Archives: poezi shqip
Thesar ne pafundsi
Me e shtrenjte eshte shpirtmirsia,
Sa e cmuar dashuria!
Me e embel drejtesia,
Sa e paqme ndershmeria!
Pasuria me e madhe,
Eshte gezim ne pafundsi,
Shpirterorja si sorkadhe,
T’bejne te ngelesh gjithmone i ri.
Herë me gaz, e herë me lotë
Janë dy gjëra kaq të çmuara
pa të cilat ne s’bëjmë dot!
janë si yjet e kulluara,
dhe herë herë si det me lot!?
Eshtë shpresa dhe besimi,
qe na mbajnë ne në këtë jetë,
janë si vesë e çdo blerimi,
ështe fjala e vërtetë!
Janë kto gjëra kaq të shtrenjta,
pa te cilat ne s’bëjmë dot!
janë si ujrat aq të thella ,
herë me gaz, dhe herë me lot!
Nga: Valentina Llapri.
Moj kepuce
Moj kepuce budallaqe,
pse u zgjidhe perseri?
Nuk e sheh? M’u skuqen faqet:
te te lidh akoma s’di.
Moj kepuce, moj kepuce,
tekanjoze, nuk merr vesh?
C’me je futur mu ne lluce,
goje hapur me perqesh?
Po kepuca (cfare kepuce!)
thote: gjyshen mos e thirre
lidhme vete te mos skuqesh,
Si mendoni, thote mire?
Librat rrine radhe-radhe
Librat rrine radhe-radhe
presin doren qe ti marre.
presin doren t’i shfletojn
presin syrin ti lexoje.
Sa perralla rrin aty,
eja t’i kendojm te dy.
Sa figura, sa tregime
duan te hyn ne boten time.
Librat rrine krah per krah,
cili radhen sonte ?
thot i pari: merrme mua,
siq me do dhe un te dua.
Flet i dyti posht ne xham
po un radhen kur e kam?
librat rrine radhe radhe ,
presin doren qe ti marre.
Lamtumire shkolla ime
Lamtumire shkolla ime
Lamtumire vater diturie
Lamtumire streha jone
Ti tempull krenarie.
Lamtumire shkolla ime
Erdhi koha per pushime
Vera troket ne dritare
Lamtumire o shkolla ime.
Nga: EMINE PRENIQI
Gjyshi im
Gjyshin tim une shume e dua
Pas prinderve me i shtrenjti per mua
E vogel isha asgje nuk dija
Per vdekjen dhe ndarjen as keto nuk i dija.
Kaluan dite
Kaluan muaj
Une gjyshin tim nuk po e shihja
Edhe pse u rrita gjithmone pyesja.
