Tag Archives: poezi nga shkrimtare shqiptare
Shkëmbi
Ky shkëmb nga deti gjoksin e ka kthyer,
Dhe shpatullat në mal i ka mbështetur,
Qëndron si dëshmitar në bronz i lyer,
I heshtur me vështrim në shekujt tretur.
Mbi shpatullat tij gjëmuan shekujt,
Me shpata, bomba, mina e radarë,
Shtëllunga si në furkë mblodhën mjegujt,
Po prapë nga supet ranë, u hoqën zvarrë.
