Tag Archives: poezi dashurie

Shiu im

Këto rrugë mbetën të shkreta,
S’ka më shikime,sy më sy!
Në këtë muaj vetmin e gjeta
Duke u endur nëpër shi.

Jo,nuk je më aty,si atëherë
Duke pritur poetin tënd.
E cmendur më duket kjo verë
Me melodi shiu në cdo kënd.

Nëse ndonjë moment e ke harruar
Takimin tonë,puthjen tonë,shiun tonë,
Jam i sigurtë,sot ke për t’i kujtuar
Kur t’i heqësh burrit këmishën e njomë.

Atëherë shiun do ta përfytyrosh
Duke rënë lehtë mbi flokët e mi,
Aq shumë atë do e xhelozosh,
Sa do i luteshe zotit të ishe shi

U zgjova edhe sot

U zgjova edhe sot..
.Por perseri,me nje munges deshir per ta jetuar
edhe nje dite me teper.
Sa e kot me duket jeta,
kur i hap syt mes lotesh
i rrethuar nga dhimbja dhe mungesa jote.
Nuk po di me per cfar te zgjohem.
Dua te fle,Te fle dhe mos te zgjohem me kurr
.Spo gjej me arsye,per te ecur para.
Endrrat e mija nderruan jet,
dhe tani jam pa ato,pa ty,pa frym.
SE TI ISHE FRYMARJA IME.
Ndihem kaq bosh,me duket vetja si i vdekur.
Ndersa ti,ti je shkaku i vdekjes sime.
Tani s’me tremb asgje,as vdekja
.Do isha i lumtur,
nese ajo do trokiste ne shpirtin tim.
Se mbase pas saj,
do kishte nje vend ne parajs e per mua.
Por edhe nese nuk ka,
perseri s’me tremb ferri,
se une ne ferr po jetoj.
Akoma sme duket e vertet,
qe cdo gje ka mbaruar.
Une te besova,te besova aq shum,
saqe zemren time e vendosa ne duart e tua.
Por ti, ike,por jo vetem,bashk me zemren time.
Se ajo te ndoqi pas.
Dhe une tashme,jam pa zemer.
Pa jet, Pa ty.

Me duhet te hesht

Me duhet te hesht…
E shoh qe fjalet skan kuptim,
me e mire eshte heshtja.
Kam frike te pyes ne me do me,
me duhet te heshte.
Kam frike te mendoje cdo ndodhe me ne, 
me duhet te heshte.
Nese fati nuk na bashkon me,
me duhet te heshte.
Nese momentet me bejn te lotoj,
me duhet t heshte.
Nese me duhet te vzhdoje pa ty ,
nuk e di,me duhet prap heshtja.
Edhe nese pyes veten ne me duhet te jetoj?
ME DUHET TE HESHT…

Kurorezimi

Nëse një ditë hapat e ëndërrave tuaja
rastisht do të sjellin
poshtë shtëpisë së zemrës sime
e zemra jote plagë aty do të ndalet për një çast,
atje,
mes erës së luleve në botën e zemrës sime
që troket butësisht për të qenë së bashku qoftë dhe për një çast,
për një psherëtimë, për një rrahje zemre,
kokën mbështetur mbi gjoksin tim,
buzët e mia mbi ballin tënd

Te Dua

Te desha ty
Ti me shkaterrove
Nje dhimbje te re
Mua ma mesove.

Dhimbja ka mall
Lot edhe merzi
Kete do e kujtoj
dhimbje per Dashuri.

Te Pres

Sa afer dhe sa larg jemi ne te dy,
me mijera menyra mundohem te te arrij,
me qindra deshira i shpreh per ty,
te ishim bashke, te shiheshim ne sy.

Nen nje qiell te perbashket jetojme
thithim te njejtin ajer, ndajme te njejtin diell
por nuk te arrij dot, nuk te shoh asnjehere,
dhe eci rruges pa ditur se ku, kerkoj kudo per ty me sy.

Nuk je asgjekundi atje ku jam une
dhe shkoj ne c’do vend, ndoshta po me pret diku,
te pres si perhere, si gjithmone
te pres qe te zgjosh kete dashurine tone.

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.