Tag Archives: pikellim
Bota e brendshme
Sytë flasin më shumë se fjala
e brenda tyre kish pikëllim,
Me anë të syve tregonte shpirtin
atë shpirt plot ngashërim.
E shihte botën krejt ndryshe
diçka të zezë si shpirti pa jetë,
e rrathët e syve ashtu të nxirë
mbi të tregonin një të vërtetë.
Pikëllim
Për një rrugë, e për një shkollë,
Për një dritë, me fazë të hollë,
Për një kokërr, aspirinë,
Kyçën derën, e lanë shtepinë.
Kyçën derën, të pikëlluar,
Qanë me lot të përvëluar,
Kthyen kokën dhe njëherë
Panë vatanin të bërë vrer.
